Si te zbulosh kilometrat e kthyera mbrapa ne makinat e perdorura
Eshte nje nga problemet me te madha ne tregun e makinave te perdorura ne Shqiperi dhe rajon. Vleresohet se deri ne 40% e makinave te importuara dhe atyre qe shiten ne tregun e lire mund te kene kilometrazh te manipuluar («te dhena mbrapsht» ose «te ulura»). Kjo nuk eshte thjesht nje genjeshter – ju po paguani me shume per nje makine qe eshte shume me afer prishjeve madhore.
Pse ulen kilometrat?
Arsyeja eshte e thjeshte: Parate. Nje makine me 150,000 km shitet mesatarisht 15-25% me shtrenjte se e njejta makine me 300,000 km. Tregtaret e paskrupullt e dine qe shqiptaret fiksohen pas "numrit magjik" (nen 200,000 km) dhe perdorin software prej €50 per te manipuluar kompjuterin e makines.
5 Menyrat per te Zbuluar Manipulimin e Kilometrave
1Kontrolli i Ambientit te Brendshem (Konsumimi Fizik)
Kompjuteri mund te genjeje, por plastika dhe lekura jo. Shikoni me kujdes:
- Timonin dhe Levin e Marshit: Nese shitesit i thone se makina ka 120,000 km, por timoni eshte bere krejt i lemuar dhe i shndritshem, ose lekura e marshit eshte care, aty ka nje problem. Keta elemente fillojne te konsumohen drastikisht pas 250,000 km.
- Pedalet: Shikoni gomen te pedali i frenave dhe i freksionit. Nese goma mungon ne nje cep, ose gomat jane "te reja fringo" per nje makine qe gjoja ka 150 mij km... keni gjetur nje flamur te kuq.
- Butonat e dritareve/klimas: Simbolet e fshira ne butonat kryesore tregojne perdorim shume intensiv.
- Sedilja e shoferit: Kushtojini rendesi sfungjerit anesor nga krahu i deres (nga ku shoferi hyn dhe del). Nese eshte i deformuar teresisht, makina ka pare shume udhetime.
2Libri i Sherbimeve dhe "Qepjet" e Historise
Kujdes nga librat e sherbimeve qe duken shume te rinj. Shume mashtrues printojne libra te rreme. Si ta kuptoni?
Rregulli i Vules: A eshte vendosur stema e servisit me te njejten ngjyre boje dhe presioni per 10 vite rresht? A eshte i njejti shkrim dore (njejtja stilolaps) nga viti 2018 deri me 2024? Asnje mekanik nuk perdor te njejten stilolaps 6 vjet rresht. Kjo do te thote qe libri eshte plotesuar i gjithi njeheresh ne "tavoline".
3Gjendja e Fares (Gomat & Disqet e Frenimit)
Disqet e frenave zakonisht ndryshohen rreth 80,000 – 100,000 km (ne varesi te stilit te ngarjes). Nese ju thone se makina ka 90,000 km por gjen disqe krejt te konsumuar me kanal te thelle ne buze... kilometrat jane qartesisht te ndryshuara, ose keni te beni me disqet originale ne 250,000km qe nuk jane nderruar ende.
4Etiketat poshte Kofanos dhe ne Kanata
Shpeshhere mekaniket qe nderrojne rripin e fazes (Rripi i motorit / Zinxhiro) ngjisin nje etikete te vogel plastike prane motorit ose tek dera e shoferit, ku shenojne daten dhe kilometrat kur eshte bere nderrimi. Shume mashtrues e harrojne kete detaj! Mund te zbuloni se ne kroskot shkruan 130,000 km, nderkohe nje etiketë e pluhurosur tek bateria tregon qe rripi eshte nderruar ne Itali/Gjermani ne 240,000 km.
5Kontrolli Elektronik Profesional (Raportet VIN & Diagnoza)
Kjo eshte metoda absolute dhe me e sigurt:
- Raporti vin (Njohur si CarVertical / autoDNA): Mjafton te paguani rreth €15-20 per te marre historikun evropian te makines. Nese shihni qe vitin e kaluar ne Hollande kaloi kontrollin me 310,000 km dhe sot shitet ne Durres per 145,000 km... ja ku e keni pergjigjen.
- Diagnoza nga nje perfaqesi zyrtare (psh. Porsche/BMW/Mercedes): Kur hakerat ulin kilometrat, ata shpesh i ulin ato vetem ne ekranin e modulin e kroskotit. Nderkohe, kilometrat e verteta mbeten te stampuara fshehurazi ne "Modulin e Celesit", "Modulin ABS" apo ne "Kutine e Kambios". Nje Check i specializuar kompjuterik do nxjerre vlerat e verteta qe nuk u perputhen me ato te kroskotit.
Vendimi Perfundimtar
Kilometrat jane vetem nje numer. Nje makine me 250,000 km origjinale, e mirembajtur ne kohe dhe pa u perplasur eshte shpesh nje blerje shume here me e zghuar se nje makine qe tregon 130,000 km falso dhe pa histori sherbimesh. Kerkoni gjithmone transparence nga shitesi.